Në kohën kur dollari amerikan ka shënuar ngritje, çmimi i arit ka nisur të bie. Sipas raportimeve nga Cnn, çmimi nga muaji mars i këtij viti ka rënë për 20 për qind, përcjell Albinfo.ch.
“Investitorët nuk kanë shumë oreks për ta mbajtur arin në mjedisin aktual”, tha Warren Patterson, kreu i strategjisë së mallrave në ING.
Kjo po shihet të jetë kohë e përsosur për të zotëruar ari, pasi konsiderohet një investim fizik që mund të shërbejë si një rezervë vlere.