“E dimë që familjet po përballen me çmimet e rritura. Vladimir Putin është arsyeja madhore e inflacionit. Pushtimi i Ukrainës ka rritur çmimin e gazit dhe të ushqimit në gjithë botën”, tha Biden, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Presidenti amerikan shtoi se po mundohet që të bëjë maksimumin për të ulur çmimet, duke u koordinuar me aleatët e SHBA-së.
“Jemi në një situatë ku lufta në Ukrainë do të vijojë të rëndojë mbi ekonominë botërore. Shumë njerëz po vuajnë, pasi për ta ndryshimi i çmimit të vezëve apo karburantit nuk është gjë e vogël”, theksoi Biden.