Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden thotë se lufta në Ukrainë ka dëmtuar Rusinë.
Sipas Biden, sanksionet e vendeve perëndimore kanë ndikuar në ekonominë ruse, teksa paralajmëroi se Moska do të ketë vështirësi në ruajtjen e prodhimit të naftës.
“Ata janë në një situatë ku kanë probleme për shkak të imponimit tim për t’u marrë me atë që mund të eksportohet në Rusi, në aspektin e teknologjisë. Ata do të kenë vështirësi në ruajtjen e prodhimit të naftës sepse ata nuk kanë teknologjinë për ta bërë këtë”, u shpreh Biden.
Ai shtoi se Rusia ndodhet në një situatë të përkeqësuar edhe për sa i përket sistemeve të armëve dhe disa prej sistemeve ushtarake./CNN