Në një postim të fundit nga profesori dhe eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir, ka thënë se presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden, ka një marrëdhënie shumë të fortë me Ballkanin dhe kjo do t’i ndihmojë atij në zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se ai ka nënvizuar faktin se Biden e ka vizituar Ballkanin vazhdimisht, dhe i di problemet e dy dekadave të fundit shumë mirë.
E në këtë kuadër, siç shkruan ai, është mirë për BE-në që ta shfrytëzojë këtë rast për arritjen e paqes dhe stabilitetit në regjion.
Për këtë çështje, ai thotë se BE-ja duhet të punojë ngushtë me administratën e re amerikane.
Postimi i plotë i tij:
“Duke ditur se presidenti i zgjedhur, Joe Biden, ka një marrëdhënie të gjatë me Ballkanin Përendimor, BE-ja duhet të zhvillojë një strategji të punojë nga afër me administratën e re, sidomos në dialogun Kosovë-Serbi. Biden ka qenë rregullisht në Ballkan dhe i di problemet e dy dekadave të fundit shumë mirë. Brukseli duhet ta mendojë këtë mundësi të artë për arritjen e paqes dhe stabilitetit në regjion”.