Ata që janë lodhur nga praktikat në bibliotekat normale, ku duhet paguar abonimi vjetor, respektuar afati për kthimin e librit etj., këtu do ta kenë më thjeshtë. Max Fuchs ka pasur një ide më origjinale. Ai, në një vend-kampim në Oberfelden (Kantoni Aargau), ka përdorur një kabinë të vjetër telefoni për ta shndërruar atë në bibliotekë.
“I gjithë adaptimi më ka kushtuar dy ditë e gjysmë punë por jam i kënaqur me atë që kam bërë”, thotë Fuchs, pranë kabinës që shkëlqen nga ngjyra e zjarrtë e kuqe. Ai thotë se e ka pasur një kabinë të vjetër telefoni, të nxjerrë nga përdoirmi dhe shuumë libra të vjetra, tashmë të lexuara, shkruan aargauerzeitung.ch. Këtu ka marrë udhë ideja e tij për bibliotekën, mbase më të vogël publike në botë.
Shfrytëzimi i bibliotekës është i lirë, pa rregulla të ngurta. Kush dëshiron, mund të marrë ndonjë libër për ta lexuar por po ashtu edhe të sjellë librat nga biblioteka e tij personale që nuk i duhen më. Gjithçka do të shkojë pa regjistrim, pa librezë të bibliotekës dhe pa afat kthimi të librit…