Biblioteka e qytetit të Opfikon do të pasurohet me libra shqip që do të vijnë më 27 nëntor 2012, si donacion nga Shoqata Kulturore Shqiptare „Glatt-Alb“.
Gjithsejt janë 66 tituj të librave të ndryshëm duke filluar libra të ilustruar për fëmijë, lektura shkollore, romane, novela, autobiografi, publicistik, histori.
Furnizimi i librave është mundësuar nga shtëpia Botuese nga Prishtina grupi „Koha“.
Shoqata shqiptare „Glatt-Alb“ të hyrat nga Food Festival Opfikon, i cili është mbajtur në muajin shtator i ka siguruar librat shqip që do t’i dhurohen bibliotekës së qytetit Opfikon.
“Pjesëmarrja e shoqatës në këtë aktivitet me karakter kulturor dhe integrues te organizuar nga zyra e kryetarit të qytetit kishte një epilog shumë të suksesshme me prezantimin e ushqimeve tradicionale shqiptare si dhe prezantimin e veshjes tonë kombëtare”, thuhet në njoftimin e shoqatës „Glatt-Alb“.
Ceremonia e ndarjes së librave do mbahet më 27 nëntor 2012, nga ora 19:30, në bibliotekën e qytetit Opfikon.Shoqata kulturore shqiptare „Glatt-Alb“ është themeluar vitin e kaluar, ndërsa synon organizimin e komunitetit shqiptar në Glattbrugg
Për më shumë informacione:www.glatt-alb.ch info@glatt-alb.ch tel. 076 650 88 00