Skip to content

Besimtarët ortodoks festojnë Pashkët  

Mesha e shenjtë e Pashkëve është drejtuar nga kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi. Ai kërkoi solidaritet dhe harmoni ndërmjet nejçëve

Qytetarët e besimit ortodoks në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë po festojnë sot Ditën e Pashkëve, m e mesazhin për solidaritet, mirësi e harmoni ndërmjet njerëzve. Mesha kryesore në Shqipëri është mbajtur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku morën pjesë shumë personalitete të besimit ortodoks.

Mesha e shenjtë e Pashkëve është drejtuar nga kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi.

Dinjiteti i krishterë, thotë kryepeshkopi, në përgjithësi u kundërvihet gjendjeve të këqija të shoqërisë sonë.

“I kundërvihet aktivitetit kriminal dhe mentalitetit fanatik fetar. Ai është kundër fuqive të ndryshme demoniake të padrejtësisë dhe korrupsionit, të cilat përhapin erën e keqe të Hadhit në shoqërinë tonë. Ky dinjitet, i çliruar nga dëshira për hakmarrje dhe nga frika, karakterizohet nga ndjeshmëria për ta shprehur solidaritetin social me vepra”, shprehet Anastasi.

Besimtarët e krishterë i ka uruar presidenti Bujar Nishani dhe kryeministri Edi Rama. Ata kanë zgjedhur qytetin e Korçës për t’i uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës.
“Jam i bindur që në këto Pashkë shpresa ringjallet më shumë se e mira ekziston dhe ne duhet të ringjallim besimin që të gjithë së bashku mund të shkojmë tek e mira”, deklaroi Presidenti Nishani. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët me një foto të Katedrales Ortodokse të Korçës, postuar në rrjetet sociale.

Pashkët në Kosovë i kanë festuar kryesisht qytetarët serbë e malazezë që i takojnë besimit ortodoks. Edhe në Maqedoni janë festuar pashkët.

Kjo ditë simbolizon ringjalljen e Krishtit pas kryqëzimit. Bashkë me krishtlindjen, Pashka është festa më e madhe e besimtarëve të krishterë. Katolikët këtë festë e kanë mbajtur disa javë më parë, ndërsa ortodokset sot me 1 maj.