Manifestimi qendror i faljes është mbajtur në Prishtinë në Xhaminë e Madhe, me ç’rast besimtarëve islam u është drejtuar myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili ka dhënë porosinë për kultivimin e tolerancës, dashurisë ndërnjerëzore e humanitetit.
Por, si asnjëherë më parë, myftiu Tërnava ka kritikuar institucionet që nuk po marrin parasysh kërkesat e besimtarëve islam, sikurse që ishte votimi në Kuvendin e Kosovës kundër futjes së lëndëve fetare nëpër shkolla.
Ai ka paralajmëruar se Bashkësia Islame e Kosovës do të ndërmarrë masat e nevojshme që mos të ndodhin edhe më tutje fyerje për myslimanët, sikurse bën gjatë diskutimeve të djeshme disa deputetë.