Sot, besimtarët myslimanë në gjithë botën festojnë Kurban Bajramin, përcjell albinfo.ch.
Në Kosovë, manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
“Kurban Bajrami është festë fetare, por megjithatë bart në vete mesazhe të thella shoqërore e atdhetare. Festa e Bajramit nuk kufizohet vetëm në adhurim, por kontribuon në forcimin e vlerave që ndërtojnë shoqërinë dhe forcojnë atdheun. Prandaj themi se kjo festë forcon ndjenjën e bashkësisë dhe vëllazërisë mes nesh, e që është bazë për shoqëri dhe shtet të qëndrueshëm”, ka thënë myftiu Naim Tërnava në urimin e tij në natën e Kurban Bajramit.