Sulmuesi kosovar, Besart Berisha, po vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit australian.
Ai shënoi dy gola, por nuk arriti ta shpëtojë nga humbja ekipin e tij Western United ndaj Adelaide Unitedit.
Western Unitedi humbi këtë ndeshje në shtëpi me rezultat prej 4 me 3.
Berisha shënoi dy golat e parë për ekipin e tij, në minutat 12 dhe 43, derisa arrin në kuotën e 11 golave pas 15 xhirove, që e bën atë lojtarin e tretë më efikas në ligë.