Për shqiptarët vlen një kod i veçantë i nderit, “Besa” që thotë se ti je përgjegjës për jetën e mysafirit të cilit ia ke ofruar strehën. Gjatë kohës së holokaustit shumë familje shqiptare kishin rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë.
Shqipëria është vendi i vetëm i pushtuar nga nazistët, në të cilin më shumë hebrenj kanë jetuar pas luftës se sa para saj.
“Besa – një kod nderi” mban titullin ekspozita e fotografive që do të hapet më 12 qershor nga shoqata përkujtimore izraelite Yad Vashem në lokalet e gjimnazit bë Düsslingen, Gjermani.
Në ekspozitë portretohen personalitete shpëtimtarësh të hebrenjve dhe rrëfehen shkurtimisht historitë e tyre.
Ekspozita qëndron e hapur deri më 25 korrik.
Gjatë muajit shkurt kjo ekspozitë ka qëndruar e hapur edhe në Muzeun Nacional të Principatës së Lihtenshtajnit.