Ministri i brendshëm i Zvicrës Alain Berset është shprehur kundër idesë për tërheqje të Zvicrës nga Ghjykata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strassburg. Ai ka thënë se kjo gjykatë “mbron dhe ruan të drejtat e njerëzve të rrezikuara nga dhuna e arbitraritetit të shtetit”. Berset e ka dhënë këtë deklaratë në emsionine radios SRF “Samstagrundschau”.
Ai me këtë rast ka konfirmuar se se duke mbrojtur bashkëpunimin me gjykatën në fjalë e përfaqëson qëndrimin e Qeverisë Federale si tërësi.
Si pretekst për këtë deklaratë, Berset e ka marrë debatin që kohëve të fundit është dintensifikuar në Zvicër për tërheqjen e vendit nga Gjykata e Strassburgut. Disa vendime negative të kësaj gjykate kundrejt gjyqësisë zvicerane e kanë nxitur këtë debat. Ndërsa edhe vetë ministri i mbrojtjes, Ueli Maurer e ka kërkuar në një mbedhje të qeverisë të njëjtën gjë.