Bersant Celina e ka kaluar Swansea City në epërsi kundër Birmingham City, në një ndeshje të Championship, që po zhvillohet momentalisht në Liberty Stadium.
Ylli i Kosovës realizoi për 2:0 në minutën e 68-të, duke e futur topin në këndin e lartë të djathtë të portës kundërshtare me një goditje të fuqishme me të majtën.
Goli i Celinës vjen në një moment të mirë për Kombëtaren verdhekaltër, e cila do të ketë nevojë për 22-vjeçarin në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 në fillim të muajit shtator, përcjell Albinfo.ch.