Një burrë u përplas me një dem të shtunën pasdite në Adelboden. Ai u rrëzua dhe u lëndua rëndë.
Ai vdiq gjatë ditës së sotme në spital.
Policia në Bernë ka raportuar gjatë ditës së sotme se arsyet e kontaktit mes demit dhe 74-vjeçarit do të sqarohen.
Ata shtuan se 74-vjeçari u rrëzua rëndë nga demi, e më pas u dërgua me një helikopter shpëtimi në spital, por edhe pas kujdesit intensiv, zvicerani nuk shpëtoi, raporton 20 minuta, përcjell Albinfo.ch.
Policia gjithashtu ka thënë se demi ishte në kullotën e tij në Adelbodner.
“Sipas sqarimeve aktuale, nuk ka dëshmi nëse kafsha ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj njeriut”, ka thënë policia.
Hetimet e mëtejshme, në veçanti rrjedha e saktë e ngjarjeve dhe rrethanat e ngjarjeve, janë duke u zhvilluar nga Prokurori Publik Rajonal në Oberland.