Në Ambasadën e Kosovës në Bernë, mbrëmë është bërë promovimi i dy librave: “Të fluturosh atje ku nuk ishe”, i autores tashmë të ndjerë Miradije Maliqi dhe libri në gjuhën gjermane “Hanna” i Fatmire Sopës.
Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër kanë organizuar ngjarjen ku është bërë promovimi i këtyre librave, transmeton albinfo.ch.
Të pranishëm ishin përfaqësuesja e Ambasadës së Kosovës në Zvicër, Shukrije Ramadani dhe përfaqësuesja në detyrë e Ambasadës së Shqipërisë në Zvicër, Monika Zguro.

