Disa mijëra njerëz kanë marrë pjesë në një tubim në Bernë pasdite. Ata kanë demonstruar për paqen në Ukrainë dhe për ndalimin e importeve të gazit natyror rus në Zvicër.
Thirrjen për tubim e kishin bërë të rinjtë socialistë (Juso) të Zvicrës, grupi Zvicra pa ushtri (GSoA), të Gjelbrit, PS, lëvizja e grevave për klimën dhe organizata të tjera.
Sipas agjencisë së lajmeve SDA, në tubimin në Bernë kanë marrë pjesë rreth 3,000 veta ndërsa organizatorët flasin për 5000 pjesëmarrës. Në fjalimet e tyre disa folës bënë thirrje për më pak importe të naftës dhe gazit nga Rusia. Ata që nuk importojnë lëndë djegëse fosile nga ky vend, po ia dobësojnë makinerinë e luftës Vladimir Putinit, rapirton srf.ch.
Prandaj është e rëndësishme që të shtyhet përpara në kalimin më të shpejtë në energjinë e ripërtëritshme, transmeton albinfo.ch. Zvicra luan një rol të rëndësishëm në shitjen e naftës dhe gazit rus, u tha në tubim: 80 për qind e tregtisë me këtë gaz dhe naftë trajtohet në Zvicër. Kjo tregti duhet të monitorohet; Zvicra ka një përgjegjësi të madhe.
Foto: SRF (Screenshot)