Në kantonin e Bernës, policia ka arrestuar një person të armatosur për të cilin kishte paralajmëruar më parë.
Kërkimi për të përmendurin u nxit nga një grindje në një shtëpi në fshatin Tavannes/BE të dielën në mëngjes, tansmeton albinfo.ch
Gjatë grindjes, një burrë dyshohet se kërcënoi disa persona që njihte. Policët kanë gjetur vrima plumbash në derën e një apartamenti, shkruan srf.ch
Ata e konsideruan të rrezikshëm personin në fjalë dhe supozuan se ishte i armatosur. Për këtë arsye policia u ka sugjeruar banorëve në zonën përreth të qëndronin brenda.
Njësi speciale, dronë dhe qen u vendosën në kërkim të të arratisurit. Kërkimi ishte i suksesshëm: Gjatë natës, policia e zbuloi vendi e qëndrimit të tij dhe e arrestoi.