Turizmi në Zvicër është një biznes i vështirë. Por, jo kudo. Përjashtim bën Berna. Sidomos për turistët nga Rusia dhe Kina. Berna është bërë destinacioni i ri për turistët gjatë udhëtimit tyre nëpër Evropë.
Bilanci tregon se deri në fund të gushtit Berna po përballet me një vit rekord turistësh. Berna ka shënuar rritjeve të bujtjeve për 4.8 për qind. Numri i turistëve ndërkombëtarë u rrit me 5.8 për qind.
Markus Lergier, drejtor i Turizmit në Bernë, thotë se këtë vit janë regjistruar më shumë se 700 mijë bujtje.
“Berna, mjaft lehtë është bërë qendër atraktive turistike vitet e fundit.
Në gusht shkalla e shfrytëzimit të hoteleve kishte mbërritur në rreth 70 për qind në të gjitha kategoritë.