Aktualisht Berna ka rreth 125 mijë banorë dhe renditet në vendin e 5-të pas Cyrihut, Gjenevës, Bazelit dhe Lozanës. Pas fuzionimit me komunat tjera vetëm Zurich do të jetë më i madh me 370 mijë banorë më i madh se Berna.
Një studim i shoqatës «Bern neu gründen» duke u bazuar në potencialin e fuzionimit me rreth 12 komuna të reja: Bern, Köniz, Ostermundigenstrasse, Muri, Ittigen, Zollikofen, Wohlen, Bolligen, Bremgarten, Kirchlindachstrasse dhe Frauenkappelen.
Studimi i shoqatës «Bern neu gründen» është bërë që nga viti 2009 në mbështetje bashkëpunimit të ngushtë me qytetit dhe rajonit të Bernës. Studimi i ka dhënë firmës konsulente “Ecoplan “ hulumtimin në fjalë.
Nga perspektiva e shoqatës është e qartë se bashkimet komunale nuk janë të realizueshme në afat të shkurtër. Prandaj studimi ka paraparë një afat kohor për rajonin e qytetit të Bernës deri në vitin 2030.
Studimi gjithashtu flet për rrugën e hapave të vegjël, të cilat duhet t`i ndjekë Berna.