Nën tingujt e muzikës popullore shqiptare u mbajt manifestimi i 28 Nëntorit në Ostermundigen, të Bernës, shkruan albinfo.ch.

Ky event i organizuar për Ditën e Flamurit, ishte nga Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi dhe Shkolla Shqipe Ostermundigen Bernë.

Johona e muzikës shqipe, e po ashtu vallëzimet me veshje kombëtare shoqëruan këtë event, ku pati edhe shumë mysafirë të pranishëm, si zyrtarë të Ambasadave RSH, RKS, RMV, deputetin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i Komunès sè Bujanocit, Nagip Arifi, kryetari i Kèshillit Kombetar Shqiptar, Ragmi Mustafi, kryetari i Kuvendit tè Bujanocit, Ever Ramadani, nênkryetari i Komunès së Bujanocit, Shqiprim Musliu.

