Skip to content

Berlini mbledh të dhënat ndërkombëtare të migrimit global

  Qeveria gjermane në një takim me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare humanitare dhe jo qeveritare në Berlin arritën një marrëveshje për krijimin e një bazë të dhënash ndërkombëtare, e cila do të monitorojë të dhënat e emigracionit global, njofton DPA, përcjell albinfo.ch. Shtabi do të bazohet në zyrën e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në […]

 

Qeveria gjermane në një takim me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare humanitare dhe jo qeveritare në Berlin arritën një marrëveshje për krijimin e një bazë të dhënash ndërkombëtare, e cila do të monitorojë të dhënat e emigracionit global, njofton DPA, përcjell albinfo.ch.

Shtabi do të bazohet në zyrën e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në Berlin, dhe do të ketë portalin e saj të internetit e cila rregullisht publikon informacionet dhe të dhënat në lidhje me lëvizjen e emigrantëve dhe refugjatëve.

Sipas Komisionerit të Lartë të OKB për Refugjatët (UNHCR), vitin e kaluar mbi 65 milion njerëz në mbarë botën janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.