U bë e ditur se dje në Berlin u mbajt premiera e filmit më të ri “MAXTON HALL”, serial ky ku luan edhe artisti shqiptar i mirënjohur, Kasem Hoxha, shkruan albinfo.ch.
Kasem Hoxha për më shumë se 30 vjet në Gjermani ka arritur të luajë në shumë filma televizivë dhe kinematografikë, në Gjermani dhe më gjerë.
Ai është pjesë e shumë filmav dhe serialeve, përfshirë këtu: Split Homicide, Tatort, Rohbau, Nji Prej Nesh, Bonnie & Bonnie, Professor T, The Albanian Virgin, Skylines e shumë të tjerë.
