Në kuadër të bashkëpunimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe FSK-së me Bundeswehrin gjerman dhe programin vjetor të trajnimeve specialistike, në Berlin, nga 24-28. 02. 2020 po qëndron një Delegacion prej 10 zyrtarëve ushtarakë-civilë nga MM dhe FSK, ku është duke marrë pjesë në seminarin njëjavor më temën: Udhëheqja me Forcat Ushtarake në Demokraci, i organizuar nga Qendra për udhëheqje të brendshme e Bundeswehrit, transmeton albinfo.ch.
Delegacioni është nën përcjelljen e Atasheut të Mbrojtjes, Kolonel Xhavit Sadrijaj. Gjatë këtij seminari domethënës delegacioni kosovar është pritur nga institucionet më të rëndësishme gjermane të sigurisë.
Po ashtu delegacioni u prit edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës nga Ambasadori Beqë Cufaj dhe Atasheu i Mbrojtjes, Kolonel Xhavit Sadrijaj. Ambasadori Cufaj i njoftoi të pranishmit më aktivitetet e përgjithshme të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, kurse Koloneli Sadrijaj mbajti prezantim lidhur me Fillimin dhe zhvillimin e diplomacisë ushtarake të Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë. /Albinfo.ch.


