Skuadra e Melbourne Victory ka shënuar fitoren e parë në kampionatin australian të këtij sezoni vetëm në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë si mysafir ndaj Perth Glorit me rezultat 0:2.
Sulmuesi nga Prishtina, Besart Berisha shënoi golin e parë në minutën e 56-të nga afërsia, ndërsa Georde dyfishoi shifrat në minutë e 67-të, shkruan albinfo.ch.
Ky ishte goli i tretë i Berishës për këtë sezon. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe Kosovës ka shënuar mbi 100 gola në futbollin australian, duke thyer çdo rekord.
Pas shtatë javësh në kampionatin australian, Melbourne Victory mban vendin e gjashtë në renditje me shtatë pikë.