Pas më shumë se dy muajsh bllokade nga pandemia e koronavirusit, sot është rikthyer Bundesliga gjermane, por pa shikues.
Në kuadër të kësaj lige është zhvilluar edhe ndeshja ndërmjet Fortuna Düsseldorf dhe SC Paderborn 07 e cila përfundoi pa gola.
Mesfushori kosovar Valon Berisha i cili është pjesë e skuadrës Düsseldorf ka thënë se fati nuk ka qenë në anën e tyre gjatë kësaj ndeshje.
Sipas “bundesliga.com”, Berisha ishte lojtari më i mirë i ndeshjes.
“Sot ishim shumë të pafat, krijuam shumë raste megjithatë nuk arritëm të shënonim. Ne nuk dorëzohemi vazhdojmë”, ka shkruar Berisha në Facebook, përcjell Albinfo.ch
