Sulmuesi nga Prishtina, Besart Berisha ka shkëlqyer në kampionatin australian, duke thyer shumë rekorde, e duke fituar shumë çmime, shkruan albinfo.ch.
Por, një çmim special ka ardhur për futbollistin e Përfaqësues së Kosovës. Ai është nderuar nga kompania e lojërave EA Sports, pasi ka shënuar 100 gola në futbollin australian.
Ai është nderuar me pakon vjollcë nga krijuesja e lojës FIFA 17 pasi ka arritur shifrën magjike prej 100 golave. Berisha është bërë lojtari i parë nga Australia apo Azia që është shpërblyer me këtë pako.
Sulmuesi prishtinas i bashkohet Cristiano Ronaldos, Zlatan Ibrahimoviqit, Wayne Rooneyt dhe Harry Kane, të cilët janë shpërblyer me këtë çmim.