Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka qenë njëri ndër më të merituarit që Atalanta kishte rezultate pozitive, madje, duke qenë në zonën e skuadrave që do të luajnë në Evropë, shkruan albinfo.ch.
Një tjetër vlerësim, që këtë herë vjen nga prestigjiozja franceze, “Topmercato.com”, e cila e rendit Berishën në formacionin rezervë të ekipit më të mirë të vjeshtës në kampionatin italian.
Në rolin e titullarit në portë është portieri i Romës, Szczesny, ndërsa në formacion janë edhe emra si Bruno Peres, Salah e Edin Xheko nga Roma, Pjaniq e Alex Sandro të Juventusit apo edhe Felipe Anderson i Lazios dhe Giacomo Bonavenura i Milanit.
Mes rezervave, përkrah portierit kuqezi janë edhe Jose Callejon i Napolit, Iago Falque e Andrea Belotti të Torinos, si edhe sulmuesi i Juventusit, talenti argjentinas, Paulo Dybala.
Etrit Berisha është i huazuar nga Lazio në Atalanta dhe momentalisht është jashtë fushave të blerta për shkak të një lëndimi.