Besart Berisha duket se po gjen formën e tij më të mirë dhe ka shënuar ditën e sotme golin e tij të dytë në tre ndeshje në A-League.
Sulmuesi kosovar shënoi në minutën e 66-të, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Por goli i Berishës nuk mjaftoi për ekipin e tij të Wester United, pasi Melbourne City, triumfoi me shifrat 1-2.
Pas tre javësh të luajtura, Western United renditet në vendin e pestë, në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Melbourne është i dyti, me shtatë pikë, shkruan ge, percjell albinfo.ch
Besart Berisha loves scoring against Melbourne City.