Besart Berisha, sulmuesi i Melbourne Victory, ka realizuar golin e parë në vitin 2018.
Futbollisti kosovar shënoi në kuadër të xhiros së 14-të në A-Leaguen australiane, kundër Central Coast Mariners.
Ai shënoi në minutën e 49-të për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.
Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1.
Në edicionin e ri, Berisha ka shënuar gjashtë gola.
https://www.facebook.com/gomvfc/videos/10150950604314944/