Që në minutën e dytë, në “Allianz Arena” shqiptari Mërgim Berisha mposhti portierin e Bayernit. Por, e gjithë kjo shkoi huq, pasi shumë shpejt bavarezët shënuan golin e barazimit dhe pjesa e parë përfundoi 4-1 në favor të Bayernit.
Në pjesën e dytë sërish Mërgim Berisha shënoi, por prej penalltisë, ndërkohë që shifrat ndryshuan me golin e Anthony Davies për 5-2 dhe në minutat shtesë Cardona shënoi për Augsburgun.
Fitorja e Bayern prej 5-3 bën që të shkëputen të vetëm në krye të renditjes.
GOLAT