Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, përcjell albinfo.ch.
Siç ka bërë të ditur para mediave, ai është ftuar në Hagë si i dyshuar, dhe për këtë arsye ka ofruar dorëheqjen.
Reagimet nuk kanë munguar nga politikanët, por edhe personalitete të tjera. Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, dorëheqjen e Haradinajt e ka quajtur një ‘akt shtetar dinjitoz’.
“Me këtë rast unë shpreh nderimin tim të palëkundur për veprën dhe aktin e tij burrëror të kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe besimin e palëkundur në drejtësinë ndërkombëtare, e çila e ka shpallur atë dy herë të pafajshëm”, ka shkruar Berisha.
Shkrimi i plotë i tij: