Atalanta ka pasur sezonin më të mirë në histori, dhe ka siguruar një vend që edicionin e ardhshëm të marrë pjesë në Ligën e Evropës, shkruan albinfo.ch.
Një nga më meritorët për këtë sukses të skuadrës zikaltër ishte edhe portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.
Berisha u huazua nga Lazio, megjithatë ka qenë një nga pikat më të forta për Atalantan që i ka befasuar të gjithë këtë sezon.
Me barazimin e fundit 1:1, Atalanta edhe matematikisht ka siguruar një vend për Ligën e Evropës. Berisha ende nuk ka vendosur për të ardhmen, megjithatë edhe nëse kthehet në Lazio, gjithashtu do të luajë në Ligën e Evropës, pasi kjo skuadër është kualifikuar në finale të Kupës së Italisë.