Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha, ka shënuar golin e vetëm përballë Bayernit.
Futbollisti i Augsburgut shënoi në minutën e 58-të, që në fund doli të jetë goli i vetëm në këtë përballje, shkruan albinfo.ch.
Kjo ishte humbja e parë për kampionët aktualë në këtë edicion.
Mërgim Berisha iu bashkua Augsburgut në janar si huazim dhe këtë sezon po bën mjaft mirë, teksa edhe fundjavën e kaluar u bë protagonist me një asistim në golin e fitores së skuadrës së tij.
Sulmuesi shqiptar ka luajtur me Gjermaninë U21, ndërsa tani nuk e ka ndarë mendjen ende se për cilën përfaqësuese do të luajë, megjithatë gjasat janë të presë sërish “Pancerat”, me shpresën që falë formës së mirë, do të marrë një ftesë.
https://www.supersport.al/wp-content/uploads/2022/09/WhatsApp-Video-2022-09-17-at-16.54.20.mp4?_=1