Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha ka shkëlqyer në takim ndaj kampionit të Italisë, Juventusit, ku skuadra e tij Melbourne Victory triumfoi pas penalltive, shkruan albinfo.ch.
Sulmuesi prishtinas e nisi nga minuta e parë ndeshjen dhe tregoi një formë jashtëzakonisht të mirë.
Ai kishte një rast të mirë shënimi kur goditi me kokë, por portieri i kampionëve të Italisë, Luis Neto bëri mrekulli duke pritur gjuajtjen e shqiptarit. Juventus kaloi në epërsi nëpërmjet talentit të ri Moreno, ndërsa për vendasit barazoi Ingham në minutën e 83-të.
Pas ekzekutimit të penalltive Melbourne ishte më e mirë duke shënuar katër gola, ndërsa kampionët e Italisë realizuan tre nëpërmjet Marrones, Vitales dhe Rossetit, ndërsa penalltitë i humbën Macek dhe Padovan.