Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Valon Berisha, duket se është në ditët e fundit te skuadra e Salzburgut, shkruan albinfo.ch.
Ai u shpall kampion me këtë skuadër, megjithatë e ardhmja e tij, duket larg Austrisë.
Skuadra angleze, Brighton Albion po e kërkon mesfushorin kosovar, ashtu si edhe Leipzig, por, gjasat më të mëdha janë të kalojnë në skuadrën gjermane, pasi ka pronarin e njëjtë me Salbzurgun, Red Bullin.
Valon Berisha ka shkëlqyer për Kosovën në ndeshjet e fundit, duke qenë njëri nga lojtarët më të dalluar.