Sulmuesi nga Prishtina, Besart Berisha si gjithmonë është vendimtar për skuadrën e tij, shkruan albinfo.ch.
Berisha shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij, Melbourne Vicktory në fitoren ndaj Brisbane Roar, duke u kualifikuar kështu në finalen e madhe. Berisha shënoi me kokë në minutën e 70-të.
Në finale skuadra e Berishës do të përballet me Sidney për titullin e kampionit.
Besart Berisha ka thyer të gjitha rekordet e golave në Australi, duke shënuar mbi 100 gola, dhe duke lënë gjurmë në futbollin australian.