Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha ka vazhduar me formë të jashtëzakonshme në kampionatin australian.
Ylli nga Kosova ka qenë titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Melbourne Victory në ndeshjen ndaj Central Coast Marines, ku skuadra e tij ka shënuar fitore me rezultat 5:2, përcjell albinfo.ch.
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Victory, derisa më meritori ishte sulmuesi nga Prishtina me tre gola të shënuar.
Ai fillimisht shënoi në minutën e 25-të për të vazhduar në pjesën e dytë, ku realizoi golin e dytë personal, në minutën e 54-t për 3:0, dhe het-trikun e realizon 20 minuta më vonë për 4:0.
Pas kësaj fitore të rëndësishme, Melbourne zë pozitën e tretë në tabelë me 35 pikë të grumbulluara.
Me tre golat e shënuar, Besarti ka arritur në kuotën e 12 golave në kampionat ku ka edhe katër asistime.
https://www.youtube.com/watch?v=7cNq8TLFYLM
https://www.youtube.com/watch?time_continue=50&v=JeATpxcvoU8