Sulmuesi prishtinas, Besart Berisha duke folur për mediat australiane ka thënë se ka vendosur të shkojë dhe të luajë ndeshjen e parë me Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, shkruan albinfo.ch.
Ai do ta luajë më 24 mars në Shkodër kundër Islandës, që do të jetë takimi i parë për Kosovën.
“Për mua ky është një moment shumë emocionues, sepse kam vendosur të shkoj dhe unë shpresoj se do të bëj diçka të madhe. Kjo është ndeshja ime e parë dhe shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë”, ka thënë Berisha.
Kosova ka vetëm një pikë nga katër ndeshje të zhvilluara dhe ka shënuar vetëm një gol. Valon Berisha e realizoi nga penalltia ndaj Finlandës.