Futbollisti shqiptar, Besart Berisha, është shpallur për herë të katërt kampion i Australisë.
Ky ishte titulli me dytë me Melbourne Victory, derisa në finale të “Play-off”-it kanë mundur Newcastle Jets me rezultatin 1:0 falë një goli të Barbarouses në minutat e para të ndeshjes, shkruan albinfo.ch.
Edhe në këtë ndeshje Besart Berisha ishte titullar për skuadrën e tij, duke luajtur për 90 minuta.
Sulmuesi nga Prishtina ka shënuar 13 gola në sezonin e rregullt dhe një në shtesa.
Tashmë janë katër titujt e fituar nga Besart Berisha në futbollin australian, dy me Brisbane Roar dhe dy me Melbourne Victory.