Sezoni turistik këtë vit ka ardhur me risi në Muzeun Ikonografik Onufri, Berat, për turistët vendas dhe të huaj.
Turistët përveç shërbimit që jepet nga guida profesionale e stafit të muzeut, kanë mundësi që në udhëtimin drejt thesareve të pajisen me audioguidë personale të realizuar në katër gjuhë: shqip, anglisht, italisht dhe gjermanisht.
Muzetë e Beratit dhe gjatë këtyre ditëve vijojnë të tërheqin një numër të shumtë turistësh, ku të huajt e kanë një ndër destinacionet e preferuara.
Këto muze u ofrojnë vizitorëve një itinerar mjaft interesant turistik, një rrugëtim njohës mes historisë dhe objekteve me vlera për trashëgiminë tonë që gjenden në to, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.