Fatos Beqiraj ishte një nga golashënuesit në fitoren 3 me 0 të Malit të Zi ndaj Kazakistanit.
Beqiraj realizoi me kokë pas kromimit të Jankoviqit në minutën e 53-të për rezultatin 2 me 0.
Vesoviq dhe Simiq shënuan dy golat tjerë për malazezët.
Mali i Zi ka 13 pikë pas 7 ndeshjeve dhe mban pozitën e dytë në Grupin E. E para mbetet Polonia me 16 pikë.