Qeveria serbe ka ftuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe NATO-n që të ndalojnë pushtetin në Prishtinë “që të përdorë dhunë në veri të Kosovës”, pasi më 15 shtator skadon marrëveshje me KFOR-in për kufijtë e veriut.
“Deklarimi i masave të njëanshme të dhunës paraqet kërcënim për sigurinë e tërë rajonit dhe rrezikon vazhdimin e dialogut dhe implementimin e marrëveshjeve të arritura që janë neutrale në aspektin e statusit”, transmetojnë një deklaratë të qeverisë së Serbisë, mediet në Prishtinë.
“Përgjegjësia për pasojat e përdorimit eventual të masave të njëanshme e të dhunshme i bartë Prishtinë dhe institucionet ndërkombëtare që kanë mandat për të ofruar paqe dhe siguri në Kosovë”.