Autoritetet e rendit thanë se ndalojnë tubimet për të parandauluar shpërthimin e dhunës, gjë që ka ndodhur në dy ngjarje të ngjashme në Beograd, vitin e kaluar.
Kjo paradë ishte planifikuar të mbahet me datën 2 tetor të këtij viti, ku për këtë fund javë ishin informuara pothuaja se të gjitha entet kulturore të Evropës dhe Botës.
Vitin e kaluar shpërthyen trazirat me rastin e mbajtjes së paradës së homnoseksualëve. Nga dhuna e shkaktuar ishin plagosur dhjetëra qytetarë.
Perëndimi i ka kërkuar Serbisë të mbrojë të drejtat e homoseksualëve dhe të minoriteteve të tjera, nëse dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian