Belgjika ka raportuar një rast të variantit të ri të COVID-19, duke shënuar kështu të parin edhe në Evropë.
Varianti B.1.1.529, që po shkakton shqetësim për shkak të numrit “jashtëzakonisht të lartë” të mutacioneve, u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut.
Ministri i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke, tha se tani është gjetur në Belgjikë.
“Ne kemi një rast që tani është konfirmuar nga ky variant”, tha ai të premten.
“Rasti vjen nga dikush i ardhur nga jashtë, që ka rezultuar pozitiv më 22 nëntor, që nuk ishte i vaksinuar”, shton ai.