Meqenëse ato janë pjesë e “Région Lémanique” (regjioni iliqenit të Gjenevës), Belgjika pati vendosur dy kantonet në Zvicrën perëndimore: Kantonin Vaud dhe atë Valis së bashku me Gjenevën në listën e karantinës.
Por pas ndërhyrjes së Zvicrës tek autoritetet belge, qeveria në Bruksel i ka dhënë dritën e gjelbër udhëtimit të belgëve në kantonet e përmendura.
Këtë njoftim e ka dhënë të martën gazeta belge “La Libre”, duke cituar Ministrin e Jashtëm Philippe Goffin, transmeton albinfo.ch. Edhe ministri i jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis e ka konfirmuar këtë në Twitter të martën në mbrëmje me ç`rast ka falënderuar homologune tij belg, Goffin.
Gjeneva, e cila është goditur fort nga vala e dytë, mbetet në listën e kuqe. Pasi që belgët, krahas Gjenevës, në “listën e kuqe” kishin vendosur edhe kantonin Vaud dhe atë Valis, përfaqësuesit e dy kantoneve të përmednura kanë kundërshtuar. Sipas tyre, situata në Vaud dhe Valis nuk mund të krahasohet me atë në Gjenevë.