“Ne jemi bërë vend parajsë për hajnat në tërë Evropën”, tha koordinatori i policisë belge, Erick Bishof, për agjencinë Belga. Ai tha se kufijtë e hapur dhe fakti se Belgjika është një vend i vogël që ndodhet midis Gjermanisë, Francës dhe Holandës, u mundëson bandave të hajanave të vjedhin dhe një ose dy orë pas vjedhjes të braktisin vendin. Sipas policisë belge, vitin e kaluar janë raportuar më shumë se 70 mijë vjedhje, që do të thotë 10 për qind më shumë se vitin e kaluar dhe se ky lloj i krimit është në rritje të vazhdueshme që nga viti 2006. Një nga faktorët që ndikojnë në rritjen e krimit policia belge ka përmendur politikën e BE-së për zgjerim në Lindje. Policia jozyrtarisht thotë se më shumë u sjellin probleme grupet e mëdha kriminale nga Rumania, të cilët janë vazhdimisht në lëvizje dhe veprojnë në gjithë BE-në.
Belgjika është bërë “parajsë“ për hajnat në Evropë
0 Likes
0 Share
Prokurorët dhe policia belge kanë paralajmëruar se vendi i tyre është në krye të listës në Evropë sa u përket vjedhjeve