Bekim Zogaj, i cili jeton e vepron në Zvicër, është gjyqtari më i suksesshëm shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Ai ka referuar shumë ndeshje në arenën ndërkombëtare, si me Kombëtare, ashtu edhe me klube.
Zogaj është përzgjedhur për të referuar ndeshjen ndërmjet kampionit të Kosovës, Feronikelit dhe Lincoln Red Imps në Ligën e Kampionëve, mëson albinfo.ch.
Ndeshja do të zhvillohet më 25 qershor nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
