Gjyqtari i njohur shqiptar nga Superliga e futbollit zviceran, Bekim Zogaj, nesër në Francë do ta ndajë drejtësinë për herë të parë në fazën grupore të Ligës Evropiane mes Nices dhe Krasnodarit.
Zogaj do të asistoj si refer i katërt në stadiumin e Nices Allianz Riviera.
Skuadra franceze është e fundit në tabelë me vetëm tri pikë të tubuara.
Në këtë përballje kundër ekipit rus Krasnodar, francezët do të kërkojnë përmirësimin e renditjes tabelare.
