Skip to content

Behrami mungon tre javë

Valon Behrami ka pësuar një lëndim muskulor gjatë angazhimit me Zvicrën

Mesfushori shqiptar, Valon Behrami është lënduar dhe do të mungojë për tri javët e ardhshme.

Behrami ka pësuar një lëndim muskulor gjatë angazhimit me Zvicrën. Ai luajti në miqësoren e parë ndaj Greqisë, derisa nuk u angazhua fare ndaj Panamasë, shkruan albinfo.ch.

Ai pritet të mungojë në ndeshjet ndaj Atalantas, Fiorentinës, Lazios e Cagliarit. Ndërsa do të shihet nëse do të mund të luajë ndaj ish-klubit të tij Napolit më 18 prill.

33-vjeçari ka bërë 16 paraqitje në Serie A këtë sezon në fanellën e Udineses. Behrami nëse merr pjesë në Botërorin e Rusisë do të thyejë rekordin në gjashtë kampionate të rëndësishme, si Evropiane dhe Botërore.