Futbollisti shqiptar, Valon Behrami është shëruar me Covid-19.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Genoas, ku luan futbollisti shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Valon Behrami, Davide Biraschi, Filippo Melegoni dhe Lasse Schone, kanë dalë negativë në testet e fundit.
Skuadra e Genoas ishte bërë vatër e koronavirusit, ku kishte mbi 10 futbollistë të infektuar dhe për këtë arsye nuk zhvilloi ndeshjen ndaj Torinos, që ishte e para në këtë sezon në Serie A, që nuk u zhvillua për shkak të koronavirusit.
Javën e kaluar edhe Xherdan Shaqiri është shëruar nga koronavirusi.